Kronika

Naço pret Buquicchio: Emergjente ndërhyrja në KLD, duhet edhe në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Në vijim të takimeve gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio është pritur edhe nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

IMG_1197Takimi i zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë kishte në fokus të tij vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias, përmes konsulencës ligjore, në drejtim të ndryshimeve kushtetuese, që janë përcaktuese, në proceset reformuese në sistemin e drejtësisë.

Ministri Naço e njohu z. Buquicchio me punën që po bëhet për finalizimin e një pakete iniciativash ligjvënëse, që do të kenë si objektiv reformimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë, nën asistencën dhe konsultimin e Komisionit të Venecias, si dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit komentuan me nota pozitive, konferencën e djeshme, duke evidentuar se ajo solli diskutime të frytshme, duke mbledhur edhe njëherë të gjithë së bashku një pjesë të mirë të aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë.

Z. Buquicchio, duke dakorduar mbi rëndësinë e gjithëpërfshirës në ndërmarrjen e reformave, u shpreh gjatë bisedës se realizimi i një reforme tërësore në sistemin e drejtësisë do të kërkojë kohën e vetë.

Ndërkohë, Ministri Naço ka bërë prezente gjatë takimit një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e sistemit, duke veçuar se ka qenë emergjente dhe e rëndësishme ndërhyrja e bërë në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si dhe ka evidentuar se po aq prioritare janë edhe ndërhyrjet që duhet të bëhën në Gjykatën e Lartë dhe atë kushtetuese.

Z. Naço u ndal edhe në rëndësinë që paraqet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ndërsa e ka informuar z. Buquicchio lidhur me rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këtë komision, duke garantuar se ndryshimet që do të propozohen pranë tij do të jenë në linjë me parimet evropiane dhe në shërbim të drejtimit të institucioneve në binarët e ligjit.

Duke e konsideruar të pazëvendësueshme ekspertizën e Komisionit të Venecias, z. Naço është shprehur se mirëpritet çdo opinion dhe rekomandim ligjor që do të ndikonte në një reformim të thellë dhe të qëndrueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button