☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,702 ▼ -0.21% ETH $1,773 ▼ -0.79% XRP $1.1356 ▼ -2.85% SOL $81.1300 ▼ -1.25%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Politika

Xhaçka pret Kim: Votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, mundësi e shkëlqyer

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022–2023.

Përpara nisjes, ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter pas takimit, Ministrja Xhaçka bëri me dije se përgatitjet për KS po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.

“Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë”, njoftoi MEPJ.

“Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 6 prioritetet kryesore: Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme; Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar; Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit; Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale; Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit”, theksoi MEPJ.

Edhe ambasada amerikane në Tiranë njoftoi lidhur me takimin mes Xhaçkës dhe ambasadores Kim.

“Gjithnjë kënaqësi takimi me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Kemi një mundësi të madhe përpara nesh për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Ne e mirëpresim rolin në rritje të Shqipërisë në skenën rajonale dhe globale. Krah për krah”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim për takimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.