🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Xhaçka: Profilizimi dhe modernizimi i FA, prioritet i qeverisë

Profilizimi dhe modernizimi i FA sot është temë e ditës për të qenë atje ku të tjerët e kanë të pamundur të hyjnë, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të enjten, gjatë një takimi me efektivët e Strukturës speciale për eliminimin e mbetjeve të rrezikshme, pas kthimit të tyre nga misioni në Letoni e Mali

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën e saj vuri në dukje qëllimin parësorë të qeverisë për modernizimin dhe profilizimin e FA.

Xhaçka përgëzoi kompaninë kompaninë e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve si pjesë shumë e rëndësishme e Forcave të Armatosura të Shqipërisë për kryerjen më përgjegjësi të misionit në Letoni dhe Mali.

“Kontributi juaj i vlerësuar edhe nga drejtues të misionit nga vendi ku ju vinit është një tjetër provë e profesionalizmit të Ushtrisë shqiptare”, u shpreh ajo.

Xhaçka nuk harroi sërish të vlerësojë edhe një herë punën e palodhshme të efektivëve si brenda dhe jashtë vendit.

“Profilizimi dhe modernizimi i FA sot është temë e ditës për të qenë atje ku të tjerët e kanë të pamundur të hyjnë. Shqipëria është NATO, është vendi i djemve dhe vajzave që gjenden aty ku ka më shumë nevojë për të garantuar sigurinë e jetës Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes e angazhuar në një proces modernizimi të FA.  Synim ynë është rritja dhe përmirësimi cilësor i kapaciteteve operacionale të strukturave ushtarake. Investimi për të ardhmen e FA investimi më i mirë për sigurinë dhe begatinë e fëmijëve tanë”, tha Xhaçka gjatë takimit me EOD-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.