☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Xhaçka: Së shpejti investime të reja për bazat detare

Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.

Gjatë inspektimeve, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoji objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura
“Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.

Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”, tha Ministrja Xhaçka gjatë vizitës në vendbazimin e Kepit të Palit.

E shoqëruar nga zv.ministri Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimin e FA në Shëngjin isnpektoi tunelin e 4 Silurëve.

“Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla. Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve të vitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekuipazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.