Politika

Xhafaj: Presidenti, pjesë e përbaltjes ndaj meje

Kur u përzgjodh si pasues i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj u sulmua nga drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me të shkuarën e tij.
Duke folur në pjesën e tretë dhe të fundit të Top Story-t të kësaj të hëne, Xhafaj e quajti gjithë atë që u akuzua dhe shkruajt për të në disa media si një fushatë të organizuar përbaltjeje.
Ai tha se edhe vetë Presidenti i Republikës, që e dekretoi me rezerva, ishte pjesë e kësaj fushate.
“Presidenti ishte pjesë e gjithë baltëhedhjes ndaj personit tim”, tha ai, duke u shpreh më tej se gjatë gjithë karrierës së tij si jurist në kohën e regjimit nuk ka shqyrtuar asnjë dosje politike, sikundër akuzohet.
Xhafaj u pyet edhe për paraardhësin e tij.
“Ka punuar me një pasion dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të bërë gjëra të mira dhe ka bërë gjëra të mira me ndryshimin e përbërjes dhe arsimimin e Policisë së Shtetit”, deklaroi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button