Politika

Xhafaj: Reforma në drejtësi, në rrugën e duhur. Kemi fituar besimin e partnerëve

Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar të enjten se procesi për reformimin e sistemit është në rrugën e duhur.

“Procesi ka forcuar besimin tek partnerët ndërkombëtarë. Falenderoj ambasadorët për mbështetjen dhe asistencën e ofruar”, ka deklaruar Xhafaj.

Ai ka bërë të ditur se, komisioni ka përfunduar fazën e parë të procesit, që është dokumenti analitik i sistemit të drejtësisë në vend.

“Gjithashtu kemi përfunduar edhe fazën e dytë, dokumentin strategjik, për ndërhyrjet kushtetuese e ligjore”, ka vijuar Xhafaj.

Ai ka bërë me dije se komisioni është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për fazat e tjera të reformës në drejtësi.

“Së shpejti ekspertët e nivelit të lartë do të hartojnë dokumentin e analizës kushtetuese, me asistencën më të mirë ndërkombëtare. Do të hapim një faqe të re të funksionimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, ka shtuar Xhafaj.

Duke shprehur synimin për të arritur konsensusin me opozitën, deputeti i PS ka shtuar se, pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, “reforma në drejtësi duhet të jetë shqiptare”.

“Kemi nevojë për ligje që mbështeten në standarde ndërkombëtare, por që zgjidhin probleme shqiptare”, ka shtuar Xhafaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button