☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.60 ▲0.35%
ARI 4,853 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,029 ▼ -0.44% ETH $2,323 ▼ -1.86% XRP $1.3570 ▼ -0.54% SOL $83.3300 ▼ -2.8%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Xhafaj: Vettingu e ka kaluar testin kushtetues, të zbatohet

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët deklaroi se “nëse procesi i Vettingut nuk do të kryhet në kohë do të krijojë pasoja të drejtpërdrejta për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë”.

Xhafa iu referua Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit e lartë të Gjyqësorit, sepse këta kanë një afat të limituar nga kushtetuta. “Kjo është arsyeja pse konsiderohet tejet i rëndësishëm Vettingu“.

Sipas Xhafajt Vettingu e ka kaluar testin kushtetues dhe procesi ka filluar, prandaj duhet të nisë zbatimi dhe të nisë faza tjetër ngritja e komisioneve të Vettingut.

Nga 164 aplikantë 85 rezultojnë më rekomandim negativ nga ONM dhe 79 janë të mundshëm për të qenë në listën e personave që plotësojnë kriteret formale, tha ai.

Sipas Xhafajt procesi i Vettingut duhet të jetë i ligjshëm në çdo hap.

Pasditen e djeshme parlamenti vendosi t’i kërkojë Avokatit të Popullit të rihapë edhe njëherë garën për të plotësuar numrin e kandidatëve për anëtar që do të jenë pjesë e komisioneve që do të bëjnë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

1 Koment

  • shqipetaret 08 March 2017, 10:34

    Xhafaj.Tani nuk u beson njeri.Pse nuk filloi arrestimi i te korruptuareve me 1 mars?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.