Xhaketa e Prince
Një xhaketë motoçiklistësh të cilën Prince e ka veshur në filmin e “Purple Rain” në vitin 1984 do të shitet në ankand.
Xhaketa me jakë V, bardhë e zi e me mëngë lëkure, do të ekspozohet për shitje në ankandin “Profiles in History” që do të mbahet nga 29 qershori deri në 1 korrik në Kaliforni.
Një përfaqësues i shtëpisë së ankandeve thotë se e kishin marrë xhaketën para 6 javësh, para vdekjes së papritur të artistit në 21 prill.
Pritshmëritë e tyre fillestare për çmimin e saj ishin mes 6 dhe 8 mijë dollarëve, por pas vdekjes së këngëtarit të famshëm, fitues të çmimeve Gremmy, xhaketa pritet të kapë vlera shumë më të larta.
Shtëpia e ankandeve thotë se shumë pak objekte të Prince kanë dalë ndonjëherë në shitje.
Xhaketa ju dha një grimieri të ikonës së popit dhe Apollonia Koteros, e cila interpretoi në rolin e të dashurës së tij në filmin “Purple Rain”, dhe është motra e grimierit që ka vendosur ta shesë atë.
Ankandi do të jetë i hapur për të interesuarit në të gjithë botën përmes internetit.