Kosova

Xhandarmëria serbe shton praninë në Luginë

Forcat serbe të xhandarmërisë kanë shtuar aktivitetin e tyre nëpër fshatrat kufitare të Luginës së Preshevës. Një prani e madhe e tyre po shihet edhe në fshatin Dobrosin, që kufizohet me Stblinën e Gjilanit.

Sipas burimeve të “Zërit” nga Lugina, xhandarmëria është e pranishme gjithandej rajonit që kufizohet me Kosovën, ndërsa ndërmjet Dobrosinit dhe Verbanit, në Malësinë e Karadakut, thuhet se kanë vendosur edhe tenda.

Dobrosini ka qenë bastion i ish-gueriles së UÇPMB-së në vitin 2000, ndërsa shtrihet vetëm qindra metra larg kufirit administrativ të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button