Keshilla

Xhenxhefili, përdorimet më të fundit kozmetike të tij

Kjo lloj erëze është e pasur me një sërë të mirash: është efikase për të luftuar disa shqetësime të organizmit tonë, është një aleate e çmueshme e mirëqenies, por mbi të gjitha ka treguar se është një eliksir i vërtetë i bukurisë. Më poshtë do të zbuloni të gjitha përdorimet kozmetike të xhenxhefilit dhe sekretet e tij për kujdesin e aspektit të jashtëm.

Riforcon flokët

Xhenxhefili, duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ndikon edhe mbi lëkurën e flokëve, ndërsa favorizon rritjen e tyre duke i riforcuar në të njëjtën kohë. Të mirat e xhenxhefilit mund të merren duke ngrënë rrënjët e tyre përgjatë çdo dite si të freskëta ashtu edhe të gatuara në avull: mund t’i shtoni në produkte të ndryshme, pjata, ose pije, për shembull në shtrydhëse në momentin kur mund të përzieni ujë me limon. Kjo lloj pijeje ka shumë të mira dhe përdorime kozmetike.

U jep flokëve tuaj reflekse shumë të bukura

Xhenxhefili mund të bëhet miku më i mirë i femrave të cilat kanë flokë të verdhë ose biond. Po, sepse duke e shtuar në produkte të ndryshme ose duke krijuar një maskë në shtëpi, për shembull me xhenxhefil dhe kamomil (i njohur si një përbërës sekret bukurie), ju mund të merrni atë refleks flokësh që gjithmonë e keni ëndërruar duke u dhënë flokëve tuaj shumë shkëlqim.

Përmirëson pamjen e shenjave

Duke kaluar një fetë xhenxhefili të freskët mbi lëkurë një ose dy herë në ditë, aty ku mund të keni të pranishme njolla dhe shenja, ju do të mund të përmirësoni pamjen e tyre pas një ose dy muajve. Është e rastit që mos të ushtroni shumë forcë, në mënyrë që të shmangni një skuqje të madhe dhe djegie.

Ndihmon në luftimin e akneve

Xhenxhefili, falë të mirave të tij pastruese është edhe një aleat i mirë për lëkurën me probleme e kryesisht të mbushur me akne. Shtojini disa pika vaj esencial xhenxhefili produkteve tuaja ose krijoni një maskë: në kosi natyral shtoni një lugë çaji rrënjë xhenxhefili të grirë, një lugë çaji mjaltë dhe një të tillë me lëngë portokalli.

Shkëlqeni lëkurën e fytyrës

Pirja çdo mëngjes, sapo zgjoheni, e një gote me ujë të ngrohtë me xhenxhefil dhe limon i sjell të mira të gjithë organizmit duke filluar nga shkëlqimi i lëkurës dhe flokëve. Por shumë e dobishme për t’u aplikuar në lëkurën e fytyrës tuaj është edhe një maskë e thjeshtë e bërë nga duart tuaja për të njohur sa më mirë të mirat e xhenxhefilit në këtë drejtim. Shtrydhni një mollë dhe përziejeni atë me disa kokrra rrushi më pas shtojini një lugë të vogël mjaltë dhe një lugë rrënjë xhenxhefili të grirë.

Kremrat tuaj i bën oksidues

Mes të mirave të xhenxhefilit spikat edhe vlera e tij antioksidante. Është i pasur me vitamina E, pra është një aleat i duhur kundër plakjes së parakohshme të lëkurës. Për këtë këshillohet që ekstraktin e tij ta shtoni në produkte kozmetike ose në locione që i aplikoni çdo ditë për të marrë të gjitha të mirat e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button