🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 92.52 ▼18.09%
ARI 4,831 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,723 ▲ +4.84% ETH $2,247 ▲ +7.73% XRP $1.3761 ▲ +5.26% SOL $84.2700 ▲ +6.4%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.52 ▼18.09 % ARI 4,831 ▲3.11 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.52 ▼18.09 % ARI 4,831 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

“Xhungla”, emigrantët plotësojnë “ëndrrën” e Britanisë: Duam të qëndrojmë në Francë

Gjithmonë e më shumë emigrantë të bllokuar në atë që njihet si “xhungla e Kalèsë” po heqin dorë nga dëshira për të kaluar në Britani, duke zgjedhur të qëndrojnë në Francë.

Kampi ka qenë në fokusin e një debati të nxehtë politik në të dy anët e La Manshit, e ka marrë edhe më shumë vëmendje pas referendumit britanik të qershorit për shkëputjen nga Bashkimi Europian.

Një 44-vjeçar nga Sudani, Khalid Mansour ka jetuar në Calais (Kalè) për një vit rresht, e tani është në proces aplikimi për qëndrim në Francë. Mansour ka hequr dorë nga ëndrra e sistemit në Angli e thotë se Franca i duket tani zgjedhja më e mirë e mundshme.

“Franca është një vend shumë i mirë. Ajo për ne nënkupton të ardhmen. Kush do që të ketë një të ardhme duhet ta kërkojë këtu, jo në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Khalid Mansour, emigrant nga Sudani.

Për 25-vjeçarin Ismael Mohammad, ëndrra e të cilit është të bëhet mekanik avionësh, Franca ka më shumë për të ofruar sesa shtetet e tjera europiane.

“Këtu ka mundësi studimi, ku nuk përjashtohen emigrantët. E në këtë drejtim, them se Franca është më e mirë sesa Anglia. Mendoj se Franca është më mirë se çdo vend tjetër në Europë”, tha Ismael Mohammad, emigrant.

Qeveria franceze ka vendosur ta zvogëlojë hap pas hapi kampin kaotik në qytetin port, pas presionit të bizneseve dhe banorëve të zonës. Plot 6.900 vetë jetojnë në bazë të shifrave zyrtare në pjesën veriore të kampit, ndërsa organizatat e ndihmës flasin për më shumë se 9.000 persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.