🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.27 ▼5.5%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,222 ▲ +0.21% ETH $2,173 ▲ +0.27% XRP $1.4166 ▼ -0.3% SOL $92.5300 ▲ +0.86%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ymeri thirrje Ramës: Mos shko nesër në Beograd

Kreu i VV në Kosovë, Visar Ymeri i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që mos shkojë në Beograd ditën e nesërme.

Visar Ymeri: Kryeministri i Shqiperisë, Z.Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiç me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”. I bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, Ymeri thotë se Rama nuk duhet të ndihmojë Vuçiç që të duket mirë në Ballkan.

Visar Ymeri: Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiç që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.