☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +0.37% ETH $2,151 ▼ -0.32% XRP $1.4027 ▼ -0.73% SOL $90.9600 ▼ -0.34%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ymeri: Vendimi për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, i gabuar

ymeri-vendimi-p-euml-r-mas-euml-t-euml-p-euml-rkohshme-nga-gjykata-kushtetuese-i-gabuar_hdVendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e quan problematik.

Sipas Visar Ymerit, Gjykata Kushtetuese ka bërë gabim duke treguar se nuk është e lirë nga ndikimet e politikës ditore.

“Gjykata Kushtetuese ka bërë një lloj gabimi edhe ka tregu se nuk është e lirë nga ndikimet e politikës ditore, nuk mund ta paragjykoj vendimin përfundimtar, por normalisht se i zgjedhuri duhet ta respektojë”, thotë Ymeri në një intervistë për RTK.

Subjekti të cilit ai i takon, në seancën konstituive ka abstenuar, kur i propozuari i koalicionit LDK- AAK- NISMA për Kosovën, Isa Mustafa, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ymeri thotë se nëse nuk ka marrëveshje politike me koalicionin nuk do të votohet as qeveria, dhe se Vetëvendosje do të mbetet në opozitë, pasi që sipas tyre, pa parimet e paracaktuar nga këta të fundit “rrezikon”, siç shprehet ai, të vazhdojë qeverisja e ardhshme pa ndryshim të politikave nga ajo e kaluara.

Sipas tij, të mërkurën, një ditë para seancës konstituive, është arritur marrëveshje verbale, kurse në takimin para seancës të liderëve të bllokut dhe atij të Vetëvendosjes, nuk u nënshkrua një dakordim i tillë.

“Të mërkurën kur kemi arritur dakordimin. Të nesërmen pas takimit, kur është dashtë të nënshkruhet ata kanë heqë dorë dhe e kanë kthyer diskutimin në pikën fillestare”, deklaron Ymeri.

Ai ka shtuar se të gjitha propozimet e tyre kanë rrjedhë nga dakordimet mes tyre gjatë takimeve, kurse vetë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që çështja e dialogut të drejtohet nga Vetëvendosje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.