☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

“Zaev dhe Tsipras të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”

Kryetari i Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi (PSD) dhe kryeparlamentari disa vjeçar i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç i ka dërguar kërkesën për nominim formal Institutit norvegjez – Nobelit, që Çmimin për Paqe t’ua ndajë kryeminstrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, raporton Anadolu Agency (AA).

Krivokapiç propozon që dy kryeministrave t’u ndahet çmimi për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me të cilën zgjidhën kontestin 27 vjeçar në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Kjo marrëveshje historike mbyll çështjet që kanë bllokuar të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë dhe ka qenë një hendek midis dy shteteve”, ka thënë kreu i PSD-së.

Sipas tij, në këtë mënyrë dy kryeministrat kanë treguar gatishmëri politike për të sjellë vendime të politikës së jashtme të cilat ndikojnë në marrëdhëniet e tyre fqinjësore dhe evropiane

“Përpjekjet e tyre personale dhe gatishmëria për kompromis për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve janë shembulli më i mirë i vizionit politik afatgjat që është një parakusht i domosdoshëm i të gjithë udhëheqësve të dejtë”, theksoi Krivokapiç.

Çmimi Nobel për Paqe paraqet mirënjohje për shërbimet në drejtim të afrimit të popujve, çarmatosjes apo reduktimit të kapaciteteve ushtarake, arsimimin politik dhe të tjerë si dhe mbajtjen e konferencave paqësore, ndërkaq i njëjti mbahet më 10 dhjetor çdo vit në ditën e vdekjes së Alfred Nobel-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.