Patëm zgjedhje të suksesshme dhe demokratike dhe fituam një president evropian të shtetit. Stevo Pendarovski është president i të gjithëve. Me zgjedhje shumë të pastra në të dyja raundet e zgjedhjeve treguam se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitete të mëdha demokratike dhe se është e gatshme për në Evropë. Kjo është fitorja e qytetarëve dhe e Republikës, porositi sonte kryeministri Zoran Zaev.
“Prej sot asnjë nuk mund të qëndrojë në rrugën e progresit dhe të perspektivave. Rezultati i zgjedhjeve të sotme tregoi se së bashku shkojmë përpara në NATO dhe në BE. Jehoi përcaktimi i shumicës së qytetarëve në zgjedhje të pastra, korrekte dhe demokratike. Vazhdojmë së bashku dhe me përgjegjësi përpara. Pendarvoski është presidenti ynë, juaj, i imi, i yti, president i të gjithëve”, tha Zaevi në fjalimin e tij në selinë e LSDM-së.
Ai theksoi se rruga e vendit është konfirmuar dhe është shtruar dhe me sukses dhe me siguri vazhdon përpara në realizimin e qëllimeve strategjike.
Së bashku theksoi, treguam se kemi një vend evropian dhe një popull krenar i cili ka përcaktime evropiane.
“Rezultati i zgjedhjeve të sotme është konfirmim se rritemi akoma më shumë dhe se marrim vendim të përgjegjshëm dhe se meritojmë që të shkojmë përpara. Vendi ynë është në NATO dhe në BE, kanë dështuar politikat destruktive dhe ndarjet dhe mos pasja qëndrim…. “, thekson Zaevi.
Do të tregojmë, shtoi edhe se si arrihen rekorde ekonomike për të mirën e çdo qytetari në këtë vend.
“Përparimi i Maqedonisë së Veriut do të jetë motor edhe për përparimin e rajonit dhe Evropës”, tha Zaev.
Kryeministri theksoi se sot fituan edhe kandidatët e tyre për kryetarë të komunave në Ohër dhe në Novosellë, Konstandin Georgievski dhe Nikolla Andonov.