roze
Zayn Malik kritikon One Direction
Zayn Malik ka firmosur një kontratë të re me studion e regjistrimit “RCA Record” dhe ka vendosur ta bëjë publik këtë lajm, duke kritikuar ish-grupin e tij “One Direction”.
Këngëtari 22-vjeçar ka publikuar një një fotografi të tijën, në të cilën duket tepër i lumtur, teksa shihet duke firmosur kontratën dhe ka shkruar se ndihet shumë i lumtur që po bën atë çfarë dëshiron për veten e tij.
“Mendoj se kurrë nuk e kam thënë arsyen e vërtetë pse u largova nga grupi, ka ndodhur pikrisht për këtë moment, për t’ju treguar se kush jam unë me të vërtetë dhe se kush është muzika e vërtetë,” ka shkruar ai në “Twitter”, duke lënë të nënkuptohet se grupi ku ai ka qënë pjesë nuk ka bërë muzikë të vërtetë.