☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,379 ▼1.52%
DOW 45,242 ▼1.56%
NASDAQ 20,972 ▼2.04%
NAFTA 99.48 ▲5.29%
ARI 4,548 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,791 ▼ -3.87% ETH $1,981 ▼ -3.12% XRP $1.3222 ▼ -1.82% SOL $82.2500 ▼ -4.41%
S&P 500 6,379 ▼1.52 % DOW 45,242 ▼1.56 % NASDAQ 20,972 ▼2.04 % NAFTA 99.48 ▲5.29 % ARI 4,548 ▲3.16 % S&P 500 6,379 ▼1.52 % DOW 45,242 ▼1.56 % NASDAQ 20,972 ▼2.04 % NAFTA 99.48 ▲5.29 % ARI 4,548 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zbardhet relacioni/ Ja sa persona kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurive e sa pritet të arkëtohen deri me 31 maj

Kuvendi ka zyrtarizuar tashmë shtyrjen deri me 31 maj 2017 të afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Shtyrja argumentohet me nevojën për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve  për të përfituar nga procesi i rivlerësimit të pasurisë me tarifë 2%.

Por sa persona kanë përfituar deri tani nga ky proces?

Referuar relacionit të nismës, nga periudha 1 shtator 2016 deri me 15 janar të vitit 2017, rezulton se numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme në total është 22 mijë e 631 aplikime, nga të cilat 18 mijë e 538 aplikime janë paguar dhe për 4 mijë e 93 aplikime pritet të kryhet pagesa, raporton Scan.

Ndërkohë, e përkthyer në vlerë, vlera e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për të cilat është aplikuar (2 %) rezulton të jetë 2 116 656 572 lekë, nga të cilat 1 365 866 192 janë paguar dhe 750 790 380 pritet që të arkëtohen.

“Nga të dhënat e mësipërme vihet re se numri i personave që kanë përfituar deri tani nga ky parashikim ligjor është i ulët. Për këtë qëllim propozohet shtyrja e afatit të zbatimit të ligjit, me qëllim që t’i jepet mundësia qytetarëve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 31 maj 2017. Vlerësojmë se afati i propozuar është optimal për përmbushjen e dispozitave të këtij projektligji” shkruhet në relacion.

Ky proces pritet të ketë efekte financiare në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin buxhetor 2017. Bazuar në të ardhurat e realizuara deri tani pritet të arkëtohen rreth 1,4 miliardë lekë nga shtyrja e zbatimit të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.