☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.73 ▲0.32%
ARI 4,152 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,052 ▼ -2.07% ETH $2,615 ▼ -3.62% XRP $1.4663 ▼ -2.4% SOL $118.4100 ▼ -1.65%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,152 ▼0.84 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,152 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Arte

Zbulim arkeologjik në Kodrën e Pusit, gjurmë të një banese rurale të Antikitetit të Vonë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli pamje nga ekspedita arkeologjike në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë qytetit të Lushnjës.

Arkeologët rrëfejnë nga terreni mbi proceset e kërkimit dhe studimit të dëshmive arkeologjike, për të zbuluar më shumë mbi jetën dhe gjurmët e së kaluarës.

Zbulimi i sitit në Kodrën e Pusit erdhi si rezultat i një vëzhgimi arkeologjik nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës, ku studentët e këtij departamenti u njohën me metodat dhe teknikat e vëzhgimit në terren.

Arkeologët tregojnë se, përgjatë këtij vëzhgimi u vërejt një material i bollshëm në sipërfaqe, kryesisht fragmente tjegullash dhe qeramike, të cilat vinin duke u intensifikuar në drejtim të majës së kodrës.

Prania e një sasie të madhe tjegullash tregon se kodra dikur ka qenë e zënë nga një vendbanim. Me heqjen e shtresës sipërfaqësore, prej humusi, u evidentua rrëzimi i çatisë së godinës. Arkeologët evidentuan edhe nivelin e ecjes, realizuar me dhé të ngjeshur. Kjo, sipas tyre, tregon se nuk kemi të bëjmë me një monument kulti apo vilë luksoze, por me një banesë rurale.

Pra, bëhet fjalë për një banesë të Antikitetit të Vonë, e cila, sipas të dhënave të mbledhura deri në këtë fazë, datohet nga mesi ose fundi i shekullit VI. Banesa ka një planimetri drejtkëndore, me përmasa 7,5 m x 9 m, me orientim lindje-perëndim dhe hyrjen kryesore nga ana lindore. Muret e kësaj banese rurale kanë qenë të gjera 70-80 cm.

Ndërkohë, arkeologët po bëjnë edhe hartëzimin e sitit arkeologjik, regjistrimin 3D të të dhënave, distancat, lartësitë dhe këndet, përmes pajisjeve digjitale, siç është instrumenti Total Station.

Me rëndësi në arkeologji janë edhe gjetjet e mbetjeve bimore, të cilat studiohen përmes një disipline shkencore si arkeobotanika, e cila ndihmon në rindërtimin e marrëdhënieve të njerëzve të së kaluarës me ushqimin, bujqësinë dhe mjedisin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.