☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.54 ▲0%
ARI 4,656 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,092 ▲ +2.93% ETH $2,129 ▲ +3.54% XRP $1.3378 ▲ +1.82% SOL $82.0100 ▲ +1.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.54 ▲0 % ARI 4,656 ▼0.5 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.54 ▲0 % ARI 4,656 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Zbulohet zyrtari i ambasadës së huaj që kërcënoi zëdhënësin e Metës

Presidenca ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj zyrtarit të ambasadës italiane në Tiranë, për të cilin pretendon se ka shantazhuar Tedi Blushin, zëdhënësin e kreut të shtetit Ilir Meta.
Lajmi është bërë i ditur nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Opinion”, i cili sqaroi se zyrtari që përmendi Presidenti Meta për shantazh ndaj zëdhënësit të tij, është i ambasadës së Italisë.
“Nuk bëhej fjalë për ambasadën amerikane, bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo është bërë padia në Prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë të bërë ndaj z.Blushi pak çaste pasi ai ka nxjerrë statusin e parë”, tha analisti Lorenc Vangjeli.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi u shantazhua nga një zyrtar i një ambasade për një postim në Facebook të cilit i kërkoi që ta fshinte brenda 30 minutash.
“Mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, u shpreh Ilir Meta për këtë ngjarje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.