☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,693 ▼0.2%
DOW 53,160 ▼0.57%
NASDAQ 26,174 ▼0.6%
NAFTA 86.18 ▲2.12%
ARI 4,563 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,902 ▲ +8.9% ETH $2,286 ▲ +15.83% XRP $1.2295 ▲ +19.13% SOL $86.7300 ▲ +7.09%
S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,160 ▼0.57 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.18 ▲2.12 % ARI 4,563 ▲0.38 % S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,160 ▼0.57 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.18 ▲2.12 % ARI 4,563 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Zekthi: Qasja e PS ndaj protestës, jo demokratike. Zvërneci ishte ndezës i pakënaqësisë

Analisti Fitim Zekthi deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushi në RTSH21 se qasja e Partisë Socialiste ndaj protestave në Shqipëri, është jo demokratike.

Zekthti theksoi se Zvërneci ka qenë vetëm “ndezës” i një pakënaqësie të thellë popullore të akumuluar me vite.

“Por protesta në thelb nuk është as e tyre, e atyre të mikrofonit. Është një protestë e këtij populli, në gjykimin tim. Unë kam qenë aty në protestë, e kam parë si protestues, por edhe si njeri që kam interesa studimore, po të themi, aq sa mund të flasim në këtë aspekt. Aty ke çdo lloj kategorie: ke studentë, ke pensionistë, ke të rinj”, tha Zekthi.

Ai u shpreh se mënyra se si Partia Socialiste po e trajton protestën është e papranueshme.

“Mënyra si qaset Partia Socialiste është për mua totalisht e gabuar. Përpiqet ta fokusojë debatin tek gjëra që për mua nuk janë fare relevante. Është normale që ta bëjë, sepse ka interesa politike, por është jo demokratike dhe është e papranueshme”, theksoi analisti.

Zekthi krahasoi ngjarjet aktuale me protesta historike, duke vënë në dukje se pakënaqësitë e mëdha fillojnë shpesh nga një ngjarje e vetme.

“Kjo tjetra që nisi për Zvërnecin. Po ashtu nisi kështu ajo edhe në tetor të 1990-s, kështu nisi për batanije dhe për ujë. Kështu nisi ajo në ‘89 në Rumani, nisi u rrah një prift.

Pra kështu nisin gjithmonë këto, por këto janë vetëm ndezës të një pakënaqësie të madhe të akumuluar popullore me vite, për shkak të gjendjes që përjeton vendi: probleme me sundimin e ligjit, me respektin për pronën, me respektin për ligjin, me spitalin, me shkollën, me perspektivat e ardhmes e me radhë”, tha ai.

Sipas Zekthit, një nga shenjat më alarmante është pesimizmi i prindërve shqiptarë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Sot për shembull unë besoj dhe jam i bindur për këtë gjë, që shumica e prindërve shqiptarë mendojnë që fëmijët e tyre do të jetojnë më keq se ata. Ndryshe nga çfarë ka qenë në vitet ‘90, kur prindërit tanë mendonin që ne do të jetojmë më mirë se ata. Pra gjithë kjo gjë është shpjegimi i protestës”, nënvizoi Zekthi.

Ai u shpreh se fokusimi vetëm te influencat e jashtme është qasje e gabuar, megjithëse pranoi ekzistencën e tyre.

“Nëse do merremi tani me atë se e influencoi ky apo ai, për mua është e gabuar. Sigurisht që unë bie dakord me Maznikun që ne jetojmë në një situatë botërore ku ka një lloj lufte asimetrike mes shteteve, mes poleve apo kampeve të ndryshëm në botë, ku njerëz, individë apo shtete të caktuara përpiqen të përfitojnë nga situata dhe të ndikojnë”, përfundoi analisti Fitim Zekthi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.