Zelenski: Sanksionet e reja ndaj Rusisë mund të hyjnë në fuqi në tetor
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi mbrëmjen e së dielës se paketat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë mund të hyjnë në fuqi që në tetor, duke bërë thirrje për presion më të madh ndaj Moskës, siç njofton Radio Liberty.
Paketat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë, që synojnë skemat financiare, furnizuesit e komponentëve dhe pajisjeve që përdoren nga industria ruse e armatimeve, si dhe kompanitë dhe individët e përfshirë në prodhimin e raketave balistike ruse, mund të hyjnë në fuqi që në muajin tetor, njoftoi mbrëmjen e së dielës presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, siç transmeton Radio Liberty.
Qëllimi i këtyre masave, sipas Zelenskit, është rritja e presionit mbi Moskën për ta shtyrë Rusinë drejt një diplomacie të vërtetë.
Presidenti ukrainas deklaroi se që nga dita e djeshme Rusia ka përdorur 277 dronë sulmues të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, përfshirë 155 dronë me shtytje reaktive. Objektet civile janë goditur, përfshirë kopshte fëmijësh, shkolla, një ndërtesë banimi dhe magazina, ndërsa sulmet ndaj objektivave civile ai i cilësoi terrorizëm.
Zelenski u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të rrisin presionin ndaj Moskës, theksoi nevojën për një qëndrim parimor nga grupi i G7-s dhe ai i G20-s, si dhe kërkoi zbatimin e plotë të projektligjit të senatorit amerikan Lindsey Graham për sanksione dhe tarifa.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.