☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.41 ▲2.57%
ARI 4,667 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,378 ▼ -0.08% ETH $2,051 ▼ -0.99% XRP $1.2976 ▼ -1.49% SOL $79.1800 ▼ -2.19%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.41 ▲2.57 % ARI 4,667 ▼0.28 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.41 ▲2.57 % ARI 4,667 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Zelensky vijon ofensivën diplomatike me vizitë në Siri

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Siri pas një serie takimesh diplomatike në Turqi, duke vazhduar përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky theksoi se diplomacia ukrainase mbetet aktive dhe e fokusuar në garantimin e sigurisë reale dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ai shtoi se gjatë kësaj vizite janë planifikuar disa takime të rëndësishme në formate të ndryshme.

Vizita në Siri vjen pas një turi në disa vende të Lindjes së Mesme, ku Ukraina ka ofruar teknologji dhe përvojë për t’i ndihmuar vendet e rajonit të mbrohen nga sulmet me dronë, veçanërisht ato të lidhura me Iranin. Ukraina ka fituar përvojë të konsiderueshme në këtë drejtim për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Një ditë më parë, Zelensky njoftoi se kishte rënë dakord për hapa të rinj në bashkëpunimin e sigurisë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke sinjalizuar forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi ndaj vizitës së tij në Siri, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e liderit ukrainas jashtë vendit të tij në një kohë lufte.
Presidenti Zelensky ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po tërheq vëmendjen ndërkombëtare nga përpjekjet për paqe në Ukrainë, e cila prej më shumë se katër vitesh përballet me pushtimin e plotë nga Rusia. /Ad.Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.