“Zemra do atë që do”
“Zemra do atë që do” dhe, me sa duket, zemra e Selena Gomez rreh akoma për Justin Bieber. Hiti i fundit i këngëtares “The heart wants what it wants”, ka pushtuar klasifikimet botërore dhe, sipas vetë Selenës, kjo ka ndodhur sepse kënga është vërtetë e ndjerë.
Në një intervistë për një radio norvegjeze, Gomez u shpreh se, edhe pse e ndarë nga Bieber, ajo ka ende ndienja për të.
“Unë përfundimisht nuk heq dot dorë nga Justin”, pranoi Selena, megjithatë ajo shtoi se është në tentativë për t’u mësuar të edhe “single”. Ndonëse lidhja e tyre në dukje ishte perfekte, këngëtarja pranoi se ata kanë kaluar shumë sfida së bashku, pasi të qenit persona publik të dy bënte që të mos ndihej aspak privatësia.
Për sa i përket këngës së saj më të fundit, Gomez u shpreh se të shkosh dhe të punosh në studio është një terapi shumë e mirë, pasi gjithçka që ndjen e shpalos atje.
“Besoj se kushdo ka provuar të dashurojë fort, por fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga dashuria. Në fakt, ndarja është traumatike. Sado mundohesh t’i mposhtësh ndienjat, nuk ke aq forcë. Prandaj unë desha të jepja një mesazh, që të gjithë të gjenin veten te kënga ime. Askush nuk mund ta fshehë për një kohë të gjatë atë që do”, përfundoi së thëni Gomez.