☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.36 ▼1.01%
ARI 4,857 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,526 ▲ +0.39% ETH $2,334 ▼ -1.28% XRP $1.3621 ▼ -0.13% SOL $83.7300 ▼ -2.74%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
roze

“Zemra do atë që do”

1418331325selena2-bieb-zemra“Zemra do atë që do” dhe, me sa duket, zemra e Selena Gomez rreh akoma për Justin Bieber. Hiti i fundit i këngëtares “The heart wants what it wants”, ka pushtuar klasifikimet botërore dhe, sipas vetë Selenës, kjo ka ndodhur sepse kënga është vërtetë e ndjerë.

Në një intervistë për një radio norvegjeze, Gomez u shpreh se, edhe pse e ndarë nga Bieber, ajo ka ende ndienja për të.

“Unë përfundimisht nuk heq dot dorë nga Justin”, pranoi Selena, megjithatë ajo shtoi se është në tentativë për t’u mësuar të edhe “single”. Ndonëse lidhja e tyre në dukje ishte perfekte, këngëtarja pranoi se ata kanë kaluar shumë sfida së bashku, pasi të qenit persona publik të dy bënte që të mos ndihej aspak privatësia.

Për sa i përket këngës së saj më të fundit, Gomez u shpreh se të shkosh dhe të punosh në studio është një terapi shumë e mirë, pasi gjithçka që ndjen e shpalos atje.

“Besoj se kushdo ka provuar të dashurojë fort, por fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga dashuria. Në fakt, ndarja është traumatike. Sado mundohesh t’i mposhtësh ndienjat, nuk ke aq forcë. Prandaj unë desha të jepja një mesazh, që të gjithë të gjenin veten te kënga ime. Askush nuk mund ta fshehë për një kohë të gjatë atë që do”, përfundoi së thëni Gomez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.