🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲3.78%
ARI 4,791 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,323 ▲ +1.1% ETH $2,213 ▼ -0.08% XRP $1.3555 ▲ +0.27% SOL $84.2700 ▲ +1%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zëri i Amerikës: Situata e krimit në Shkodër është rënduar

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë.

31-vjeçari Arjan Feracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit ndërsa po kalëronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve. Dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe.

Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e personave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, çka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Në mesin e muajit korrik qyteti i Shkodrës u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ajo e ish policit Boran Bërçana dhe gruas me të cilën ai bashkëjetonte. Megjithëse në makinën ku ata u ekzekutuan ndodhej edhe djali 2 vjeçar, mbi ta u derdhën 23 plumba të një arme MP5. Skena e krimit, e filmuar nga kamera e një ndërtese, dëshmon për një vrasës profesionist, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Mes 6 të vrarëve muaj e fundit në Shkodër është edhe 53-vjeçari Fatbardh Lici, një person i njohur në qytet, i cili u ekzekutua me 10 gusht, në një lokal në afërsi të banesës së tij në lagjen Kiras të qytetit. Vëllai i tij, Mustafa Lici, nga shtëpia ku po qëndron i ngujuar prej tre javësh, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, për lidhje me grupet kriminale.

Seriali i vrasjeve në qytetin verior u paralajmërua në janar të këtij vitit pas një atentati të dështuar me lëndë shpërthyese ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, një figurë e njohur e botës së krimit në Shkodër. Lënda shpërthyese, e vendosur në një motoçikletë, në afërsi të makinës së tij, plagosi rëndë biznesmenin Kulla, i cili i mbijetoi plagëve.

Pas këtij atentati, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur për operacionin “Forca e Ligjit”, deklaroi se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato.

Opozita e ka drejtuar gishtin nga qeveria, si fajtore për gjendjen dhe për lidhje me grupet kriminale në Shkodër. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para vrasjes së biznesmenit Feracaku, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit, për shkak të një pakti të ndërsjellët të qeverisë me familjet mafioze për zgjedhjet e ardhshme vendore në këtë qytet që qeveriset prej vitesh nga demokratët. /VOA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.