☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,698 ▼0.61%
DOW 53,386 ▼0.14%
NASDAQ 26,293 ▼1.32%
NAFTA 84.10 ▲0.43%
ARI 4,410 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,766 ▲ +0.49% ETH $1,916 ▲ +0.28% XRP $1.0014 ▼ -0.07% SOL $77.2200 ▲ +1.73%
S&P 500 7,698 ▼0.61 % DOW 53,386 ▼0.14 % NASDAQ 26,293 ▼1.32 % NAFTA 84.10 ▲0.43 % ARI 4,410 ▼1.43 % S&P 500 7,698 ▼0.61 % DOW 53,386 ▼0.14 % NASDAQ 26,293 ▼1.32 % NAFTA 84.10 ▲0.43 % ARI 4,410 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Zero tolerancë ndaj zjarrvënësve”- Ministri Ermal Nufi reagon pas arrestimit të piromanit në Mirditë: Drejtësia të

Si një nga drejtuesit e institucioneve që mban peshën kryesore operacionale të situatës së zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për arrestimin e një piromani nga Policia në Mirditë ditën e sotme.

Duke ndjekur kolegun e tij, ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ai ka përsëritur apelin ndaj drejtësisë për goditje të fortë ligjore ndaj piromanëve që rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe pasuritë e tyre.

“Kush ndez zjarr me dashje, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të rënda në pasurinë publike e private dhe në mjedis, duhet të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe me dënimin më të ashpër që parashikon ligji! Arrestimi i personit në fjalë është vetëm hapi i parë! Hetimi duhet të jetë i plotë, motivet dhe përgjegjësitë duhet të zbardhen dhe drejtësia duhet të japë një përgjigje të fortë! Çdo zjarrvënës që provohet se ka vepruar me dashje duhet ta kuptojë se përballë tij ka një shtet që mbron qytetarët dhe pasurinë e përbashkët!”, shkruan ministri mes të tjerash.

Më tej ai thekson se toleranca ndaj shkelësve do të jetë zero dhe kërkoi dnëshkim maksimal. Teksa përshkroi edhe sakrificat e efektivëve dhe qytetarëve vullnetarë në operacionet kundër zjarreve në vend, edhe duke rrezikuar.

Reagimi i plotë i ministrit Ermal Nufi:

Zjarrvënia e qëllimshme nuk mund të trajtohet si një veprim i zakonshëm apo si një shkelje e rëndomtë!

Kush ndez zjarr me dashje, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të rënda në pasurinë publike e private dhe në mjedis, duhet të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe me dënimin më të ashpër që parashikon ligji!

Arrestimi i personit në fjalë është vetëm hapi i parë! Hetimi duhet të jetë i plotë, motivet dhe përgjegjësitë duhet të zbardhen dhe drejtësia duhet të japë një përgjigje të fortë! Çdo zjarrvënës që provohet se ka vepruar me dashje duhet ta kuptojë se përballë tij ka një shtet që mbron qytetarët dhe pasurinë e përbashkët!

Prej ditësh, strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Zjarrfikës, forca të armatosura, punonjës të shërbimeve publike, vullnetarë dhe qytetarë po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën dhe duke bërë gjithçka për të mbrojtur njerëzit, banesat, pyjet dhe pasurinë e vendit.

Në të njëjtën kohë, apeli është për çdo qytetar: kujdes maksimal! Në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar, një pakujdesi e vogël mund të kthehet brenda pak minutash në një tragjedi të madhe. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos hidhni bishta cigaresh apo materiale të ndezshme dhe njoftoni menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri apo sjellje të dyshimtë.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që po luftojnë me flakët!

Zero tolerancë ndaj zjarrvënësve! Maksimumi i kujdesit nga të gjithë!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.