☁️
Tiranë 25°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $76,624 ▲ +1.56% ETH $2,104 ▲ +1.95% XRP $1.3525 ▲ +1.14% SOL $85.6700 ▲ +1.81%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Bota

Zëvendëskryeministri turk Simsek: Kriza me Rusinë mund të kushtojë ekonomisë turke nëntë miliardë dollarë

ccMasat shtrënguese ekonomike të marra nga Moska kundër Ankarasë mund t’i kushtojnë ekonomisë turke nëntë miliardë dollarë në skenaret më të këqija, theksoi sot zëvendëskryeministri turk i ngarkuar me Ekonominë, Mehmet Simsek.

“Ne flasim për një shifër prej nëntë miliardë dollarësh (rreth 8,3 miliardë euro) në skenaret më të këqija”, deklaroi Simsek në një intervistë për stacionin televiziv NTV. “Tensionet mund të kenë një ndikim prej 0,3 për qind apo 0,4 për qind tek PBB-ja”, shtoi ai.

Turqia dhe Rusia po kalojnë krizën më të rëndë diplomatike që prej Luftës së Ftohtë, pasi një avion ushtarak rus u rrëzua më 24 nëntor nga ushtria turke. Rusia njoftoi masat shtrënguese kundër Turqisë që prekin kryesisht sektorët e turizmit, energjisë, ndërtimit dhe bujqësisë.

“Ka një rënie të numrit të turistëve në 603 000. Ka një ngadalësim në ndërtim”, nënvizoi Simsek duke shtuar se ne nuk jemi për një përshkallëzim të tensioneve. Presidenti islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi të shtunën se Turqia do të gjente furnizues të tjerë për energjinë nga Rusia, që e furnizon aktualisht me 55 për qind të nevojave të saj për gaz dhe 30 për qind të atyre për naftë. “Është e mundur të gjesh furnizues të tjerë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi televiziv duke iu referuar Azerbajxhanit dhe Katarit në mënyrë të veçantë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.