🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,845 ▼ -2.55% ETH $2,184 ▼ -2.67% XRP $1.3247 ▼ -1.33% SOL $81.7800 ▼ -3.14%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Zgjatet edhe për një vit mandati për Bundeswehrin në Kosovë

Bundestagu gjerman me një shumicë të madhe votash miratoi vazhdimin edhe për një vit të misionit të Bundeswehrit në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Bundestagu gjerman miratoi vazhdimin e misionit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, i cili është edhe misioni më i vjetër aktualisht i Bundeswehrit jashtë vendit. Për këtë vendim kanë votuar shumica dërmuese e deputetëve gjermanë: 532 deputetë ishin për vazhdimin e manditit në Kosovë, ndërsa vetëm 60 kundër. Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është aktualisht më i gjati dhe ka filluar para 18 vitesh (në vitin 1999, pas tërheqjes nga Kosova të trupave serbe). Aktualisht në Kosovë, në kuadër të Kosovo Force (KFOR) ndodhen rreth 770 ushtarë gjermanë. Por mandati i Bundestagut lejon angazhimin njëkohësisht të deri në 1850 ushtarëve gjermanë në Kosovë. Pjesa tjetër e kontigjentit është në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohen në Kosovë në rastet emergjente, siç kanë qenë për shembull trazirat në veri të Kosovës.

Kostot e misionit në Kosovë dhe mandatet e tjera

Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është i dyti më i madhi i Bundeswehrit, pas Afganistanit. Ky mision do të kushtojë në 12 muajt e ardhshëm rreth 47 milionë euro. Por shumica e deputetëve gjermanë janë të mendimit se ky është një mision shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në Kosovë. Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit.

Në të njtjëtën seancë të Bundestagut u vendos edhe vazhdimi i misioneve të ushtarëve gjermanë në Mali si dhe në bregdetin libanez. Edhe për këto misione votoi një shumicë e madhe e deputetëve gjermanë. Mandati në Mali është vazhduar deri në fund të qershorit 2016. Misioni Minusma parashikon që njëkohësisht në këtë vend të angazhohen deri në 11.200 helmetkaltër ndërkombëtarë dhe 1.440 policë. Misioni ka për qëllim stabilizimin e këtij vendi afrikanoperëndimor dhe rivendosjen e autoritetit të shtetit. Në Mali janë duke u zhvilluar luftime mes grupeve islamike për pushtet në veri të vendit. Muajt e fundit është shtuar dukshëm dhuna në disa rajone. Në Bamako (kryeqyteti i Malit) aktualisht janë vetëm tetë ushtarë gjermanë, por njëkohësisht mund të dërgohen deri në 150 ushtarë gjermanë. Njëkohësisht është vazhduar edhe misioni i ushtarëve gjermanë në bregdetin libanez. Aktualisht në të gjitha misionet ndërkombëtare janë angazhuar rreth 2600 ushtarë gjermanë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.