☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

Përplasjet e brendshme mes aktivistëve të të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” po thellohen, ndërsa dy grupe brenda protestës kanë nisur të shkëmbejnë akuza publike ndaj njëri-tjetrit.

Në një video të publikuar së fundmi, një prej aktivistëve të protestës, Gentian Progni, akuzon pjesëtarë të grupit të njohur si “Banka e Fundit” për përdorim të lëndëve narkotike. Në materialin e publikuar nuk paraqiten prova që të mbështesin këto pretendime.

Akuza vjen pas disa ditësh tensionesh mes dy krahëve të protestës. Vetë Progni është akuzuar më herët nga aktivistë të tjerë si një prej personave që po përçan lëvizjen dhe po nxit konfliktet e brendshme.

Nga ana tjetër, grupi i “Bankës së Fundit” është vënë në qendër të kritikave pas përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi mes protestuesve. Anëtarë të këtij grupi janë akuzuar për dhunë ndaj aktivistëve të tjerë, duke sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit brenda protestës.

“Revolucioni Flamingo” nisi si një protestë kundër projektit të zhvillimit në Zvërnec, por gjatë ditëve të fundit debati është zhvendosur gjithnjë e më shumë nga kundërshtimi ndaj projektit te përplasjet mes vetë aktivistëve.

Konflikti tashmë duket se ka ndarë protestën në të paktën dy grupime, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin për përçarje, dhunë dhe sjellje që, sipas tyre, po dëmtojnë kauzën fillestare të protestës.

Pretendimet për përdorim të lëndëve narkotike, ashtu si edhe akuzat e tjera të shkëmbyera mes palëve, mbeten deri më tani akuza publike të pakonfirmuara.

TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.