🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

35 vatra zjarri në 24 orë e fundit, 5 mbeten aktive! Të angazhuar 382 forca operacionale për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mëngjesin e kësaj të enjteje se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 3 janë nën kontroll.

Sipas njoftimit, për shuarjen e flakëve janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore:

Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit, sot me mbështetjen e 30 efektivëve të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e Priskës është në kontroll.

Lufaj, Mirditë – vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Tërbun–Gjegjan–Gojan, Pukë – situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit u evakuua një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.

Gjorm i Sipërm, Malësi e Madhe – vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH.

Tunjë e Re, Gramsh – vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.