☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Krizë politikë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri, Zoran Zaev pas mosmarrjes së datës për hapjen e negociatave nga BE është shprehur në Shkup për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti një fjalim të shtunën (19.10) para kabinetit qeveritar, ku pranoi, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të samitit të BE të premten. Ai është shprehur, se kjo është zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel për moshapjen e negociatave. “Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Zaev pa përmendur një datë të caktuar për zgjedhjet e parakohshme, vetëm se ato duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai u shpreh kritik ndaj vendimit të BE. “Para dy ditësh u bë një padrejtësi e madhe”, tha Zaev, “ne u bëmë viktima të një gabimi historik”.

Më parë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Christian Mickoski pas bërjes publike të vendimit të Brukselit kishte kërkuar zgjedhje të reja “si pasojë logjike”. Kurse presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u shpreh se megjithë këtë dështim “ne jemi një vend europian dhe kemi të drejtën të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët europiane”, shkruan dpa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.