Zgjedhjet 18 qershor: Suedezi Peter Tejler do të jetë shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR
OSBE ka bërë këtë të hënë publik, emrin e shefit të misionit ndërkombëtar që do të monitorojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Peter Tejler është personi përgjegjës për udhëheqjen e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR.
“Në nisje të misionit të OSBE-ODHIR për monitorimin e zgjedhjeve të 18 qershorit , ky organizëm do të mbajë një konferencë për mediat këtë të martë në orën 11:00. Ambasadori Peter Tejler, kreu i delegacionit të OSBE do të prezantojë funksionin e misionit dhe aktivitetin e tij. Gjatë ditës së zgjedhjeve, delegacionit të OSBE-ODHIR do t’i bashkohet edhe një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE. Delegacioni i monitorimit të OSBE-ODHIR dhe prezenca e OSBE në Shqipëri operojnë në mënyrë të pavarur gjatë mandateve të tyre. Konferenca zhvillohet në orën 11 këtë të martë”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së