🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.62 ▲1.22%
ARI 4,851 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,855 ▼ -4.46% ETH $2,197 ▼ -5.62% XRP $1.4681 ▼ -3.77% SOL $90.0000 ▼ -4.38%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.62 ▲1.22 % ARI 4,851 ▼0.92 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.62 ▲1.22 % ARI 4,851 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet, Basha: Ministrat teknikë do garantojnë zgjedhje të lira

Një ditë pas votimit në Kuvend të ligjeve të mbetura të Vettingut dhe të disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se ky ishte hapi i parë drejt ‘Republikës së Re’.

Basha u shpreh se tani vullneti dhe vota e lirë e qytetarëve nuk do të cenohen më si më parë.

“Mbrëmë u hodh një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira dhe Republikës së Re: Kuvendi shpalli ligjërisht krim serioz çdo lloj përpjekjeje apo veprimi që kufizon apo cenon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve. Dënime të rënda i presin tani, matrapazët e zinj të blerjes së votës, kriminelët e rrugës dhe ata në poste shtetërore që kërcënojnë apo detyrojnë me forcë qytetarët të votojnë kundër vullnetit të tyre, komisionerët, numëruesit dhe punonjësit zgjedhorë që manipulojnë votimin dhe numërimin e votave. Policët dhe ushtarakët të cilët në vend që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhunojnë të drejtën e shenjtë të votës, punonjësit e shtetit që paratë dhe pasuritë që u takojnë qytetarëve i vënë në shërbim të partisë”.

Sipas tij, ndryshimet në qeveri, do të ndikojnë për të garantuar në mënyrë të drejt dhe të ndershme vullnetin popullor.

“Me forcën dhe vendosmërinë që treguam 90 ditët e qëndresës sonë historike, ne do bëhemi barrierë ndaj kriminelëve zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht qeverinë që ata duan t’i drejtojë. Koha e maskarenjve po mbaron. Tani është koha për Republikën e Re, republikën e lirisë dhe demokracisë së vërtetë”, – përfundoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.