☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.52 ▼0.02%
ARI 4,658 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,079 ▲ +2.91% ETH $2,128 ▲ +3.48% XRP $1.3376 ▲ +1.81% SOL $82.0100 ▲ +1.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet, Borchardt: Gratë kandidate, në numër të pamjaftueshëm

Numri i kandidateve gra në lista për zgjedhjet parlamentare është ende i pamjaftueshëm është shprehur përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt, në konferencën “Rezoluta 1325: Gratë, paqja dhe siguria në Shqipëri”

Zgjedhjet e 2017-s po afrojnë dhe dua të them edhe diçka të fundit: pavarësisht prirjes pozitive vitet e fundit në Shqipëri, numri i kandidateve gra në listat e partive është ende i pamjaftueshëm. Ndonëse nga pikëpamja ligjore, kjo gjë kërkon ndryshime shumë të vogla në Kodin Zgjedhor, duhet vullnet politik që të ndodhë”, është shprehur kreu i OSBE në Tiranë.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një Plan Kombëtar të Veprimit për gratë, tha ai.

Borchardt i bëri thirrje institucioneve shtetërore që t’i bashkërendojnë dhe t’i institucionalizojnë përpjekjet për këtë plan veprimi.

Me gjithë ndryshimet, Shqipëria, fatkeqësisht, është i vetmi vend në rajon që nuk ka një Plan Kombëtar Veprimi për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Forcimi i rolit udhëheqës të grave kërkon përkushtim të vërtetë. Qeveritë qendrore duhet të akordojnë burime për zbatimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë. Shqipëria ka shënuar përparim të konsiderueshëm, por, ekzistenca e një Plani Veprimi për Rezolutën 1325 i krijon mundësinë shtetit dhe shoqërisë civile që t’u kthehen rezultateve të arritura vitet e fundit në fuqizimin e mëtejshëm të grave e të reflektojnë mbi to.

Për shembull, strategjia e re kundër dhunës me bazë gjinore, ligji për dhunën në familje, rritja e përfaqësueseve gra në qeveri, parlament dhe në qeverinë vendore, si dhe emërimi i një gjeneraleje në Forcat e Armatosura Shqiptare janë që të gjithë tregues të qartë të përkushtimit në këtë drejtim”, është shprehur Borchardt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.