🌡️
Tiranë 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 92.92 ▼3.81%
ARI 4,509 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $77,087 ▼ -0.36% ETH $2,119 ▲ +0.15% XRP $1.3521 ▼ -0.44% SOL $85.1500 ▼ -0.84%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Serbia ndërhyn në Kosovë, Beogradi u bën presion votuesve serbë

Serbia ka vazhduar me presion ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, para zgjedhjeve të shtatë qershorit.

Ditë më parë, shtatë persona u arrestuan në Graçanicë nën dyshimet për presion, kërcënim e shantazh ndaj vullnetit të lirë të votuesve.

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Luftës Hibrid, “Octopus”, Arben Fetoshi, thotë se kjo ndërhyrje e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë është strategji për të instrumentalizuar komunitetin serb.

“Kjo është strategji e njohur e Serbisë për instrumentalizimin e komunitetit serb në Kosovë, për shkak se ata vazhdojnë ta përdorin si mjet politik kundër Republikës së Kosovës, kundër rendit kushtetues”, tha drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Ndërhyrja në zgjedhjet në Kosovë vjen përmes formave të ndryshme, e së fundmi me largimin nga puna në institucionet paralele të qytetarëve serbë që Lista Serbe i konsideron se nuk janë votues të saj.

Fetoshi thotë se me anë të shantazhit, serbëve u mohohet e drejta e zgjedhjes së lirë të përfaqësuesve të tyre dhe shton se qëllimi i Serbisë është të mbajë të lokalizuar çështjen e Kosovës.

“Ndërhyrjet janë edhe më shqetësuese në këtë kohë, nëse i referohemi qasjes perfide të regjimit të Vuçiqit për ta mbajtur të lokalizuar çështjen e ndërhyrjes ndaj Kosovës dhe për të minuar rendin kushtetues të Kosovës nëpërmjet pengesave të vazhdueshme”, tha drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Nga monitorimi i zgjedhjeve lokale të tetorit dhe atyre parlamentare të dhjetorit të vitit 2025, Bashkimi Evropian ka konstatuar se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.

Hulumtuesi Fetoshi thotë se rreziku nga ky mekanizëm i destabilizimit të sigurisë shkon përtej Kosovës dhe konsiderohet se Shqipëria mund të ndikojë në ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje.

“Roli i Shqipërisë do të ishte vendimtar dhe jetik për ta ekspozuar qëllimin strategjik të Serbisë, që ta minojë Republikën e Kosovës dhe të kërcënojë stabilitetin dhe demokracinë rajonale përmes ndërhyrjes në zgjedhje”, tha drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kishte akuzuar Listën Serbe se ka dhënë urdhrin për largimin nga puna në institucionet paralele të 20 serbëve që nuk i konsiderojnë si mbështetës të tyre.

Sipas Rashiqit, përkrahësit e tij po ndalohen në kufi nga autoritetet serbe dhe po pyeten nëse do ta votojnë Listën Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë. Ndërkohë, Lista Serbe mohon akuzat e ministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.