⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -1% ETH $2,428 ▼ -1.98% XRP $1.3028 ▼ -2.74% SOL $104.3600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e parakohshme/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga procesi i numërimit, Vetëvendosje kryeson me 42.92% të votave, duke grumbulluar 297,296 vota në rang vendi.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.06% ose 145,856 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.61% të votave, që përkthehen në 121,976 vota.

Rezultatet paraprake tregojnë këtë renditje të forcave politike:

Lëvizja Vetëvendosje – 42.92% (297,296 vota) Partia Demokratike e Kosovës – 21.06% (145,856 vota) Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.61% (121,976 vota) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.18% (49,705 vota) Srpska Lista – 6.17% (42,761 vota) Kosova Demokratik Türk Partisi – 0.77% (5,334 vota)

Procesi i numërimit është drejt përfundimit, me më shumë se 99 për qind të votave të procesuara. Nga gjithsej 2,498 kuti votimi, deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar 2,483, duke e bërë rezultatin pothuajse përfundimtar.

Nëse trendi aktual mbetet i pandryshuar deri në certifikimin zyrtar të rezultatit, Vetëvendosje do të sigurojë një fitore të thellë, duke ruajtur pozicionin e saj si forca kryesore politike në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.