Politika

Zgjedhjet, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikon raportin e tretë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi këtë të premte raportin e tretë të ndërmjetëm për zgjedhjet e 21 Qershorit, ku vuri në dukje se pavarësisht se kemi të bëjmë me zgjedhje për pushtetin vendor, janë lënë në hije kandidatët për Këshillin Bashkiak.

“Fushata pati protagonizëm të kryetarëve të partive”, theksuan përfaqësues të KVV-së.

Raporti nxori në pah disa problematika të fushatës, si përdorimi i fëmijëve nëpër takime elektorale dhe pretendime për blerje votash.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bëri të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në procesin e monitoritmit te ditës së votimit dhe procesin e numërimit, por do të monitorojë ankimimet dhe do t’u kushtojë vëmendje komisioneve zonale në të gjithë vendin.

Ditën e hënë, KVV do të publikojë deklaratën e konstatimeve paraprake të procesit zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button