Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲0%
ARI 4,107 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,553 ▲ +1.27% ETH $1,887 ▲ +2.62% XRP $1.0836 ▲ +2.42% SOL $73.7400 ▲ +2.83%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲0 % ARI 4,107 ▲0 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲0 % ARI 4,107 ▲0 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton afatet: Buxheti 10.8 milionë euro, fushata zgjat vetëm 10 ditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka aprovuar kalendarin dhe buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, të tretat brenda 16 muajsh,.duke përcaktuar edhe një fushatë zgjedhore të shkurtër, që zgjat vetëm 10 ditë. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme, ku u bë e ditur se për organizimin e zgjedhjeve janë ndarë rreth 10 milionë e 800 mijë euro. Fushata zgjedhore do të nisë më 28 maj dhe do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, deri në përfundim të saj një ditë para votimit.

Sa i përket procedurave, aplikimet për certifikimin e partive politike dhe iniciativave qytetare do të pranohen nga 2 deri më 10 maj. Ndërsa subjektet e certifikuara do të dorëzojnë listat e kandidatëve nga 2 deri më 12 maj. Më 16 maj do të hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim, ndërsa deri më 8 maj pritet të emërohen anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Lista e qendrave të votimit do të publikohet më 5 maj. Për votuesit jashtë Kosovës, regjistrimi do të bëhet nga 6 deri më 17 maj, ndërsa votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Votimi në përfaqësitë diplomatike është paraparë të mbahet më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Brenda vendit, qytetarët do të kenë kohë nga 6 deri më 18 maj për të kundërshtuar apo korrigjuar listën e votuesve. Zgjedhjet e reja janë rezultat i një bllokade politike që kulmoi më 28 prill, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur deputetët dështuan të zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin kushtetues që e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh. Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për përpjekje për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.