🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.48 ▲1.07%
ARI 4,851 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,880 ▼ -4.53% ETH $2,197 ▼ -5.66% XRP $1.4659 ▼ -4.53% SOL $90.0300 ▼ -4.55%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.48 ▲1.07 % ARI 4,851 ▼0.93 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.48 ▲1.07 % ARI 4,851 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Zgjedhjet në Serbi: Fatmir Hasani i vetmi deputet shqiptar i Luginës në Parlamentin serb

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura të dielën në Serbi, nga 250 deputetë në Parlamentin e këtij shteti, vetëm një shqiptar ka arritur ta sigurojë njërën prej tyre. Dmth, nga dy deputete qe ka patur Lugina e Presheves, tashme do te kete vetem nje deputet midis 250 deputeve te parlamentit te Serbise.

Pra,  Fatmir Hasani i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb nga Lugina me 12 parti do te perfaqeson 100 mije qytetarë. Analiste nga  Lugine i kane deklaruar  se “sikur, shqiptaret te ishin unik ne Luginen e Preshevës, pa dyshim ne qeverine serbe do te kishin nje ministri dhe 3 deputetë.”  Fatmir Hasani nga Partia për Veprim Demokratik, është shqiptari i vetëm që do të mbrojë interesat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, karshi deputetëve serbë.

Deputeti Fatmir Hasani tha se “Është dashur të jemi më te bashkuar dhe keshtu mund te fitonim tre deputete, por partitë politike nuk patën vullnet e guxim me i hy kësaj pune. Tirana zyrtare provoi t’i bashkojë partitë shqiptare në Luginë, edhe Prishtina zyrtare po ashtu, por nuk arritën t’i bashkojnë”, pohoi Hasani.

Megjithatë, edhe si i vetëm, Hasani premtoi se do të vihet ne mbrojtje  të interesave të shqiptarëve në Serbi, për çka edhe i mori votat. Sipas deputetit Hasani “Qëllimi ynë është që t’i mbrojmë të drejtat e pakicës shqiptare, sepse shqiptarët janë të lënë anash nga Qeveria qendrore. Unë do të fokusohem shumë në problemet e zhvillimit ekonomik, sepse papunësia është 70 për qind”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.