☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.17 ▲1.09%
ARI 4,127 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,795 ▼ -1.88% ETH $2,420 ▼ -3.51% XRP $1.3283 ▼ -2.92% SOL $104.1800 ▼ -2.65%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

“Zgjerimi, domosdoshmëri”, Antonio Costa: Sundimi i ligjit dhe gjyqësori i pavarur, themelor për anëtarësimin në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ndodhet këtë të martë në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u shpreh se vendet anëtare kanë parë me pozitivitet zhvillimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ai gjithashtu theksoi se vendi ynë duhet të përshpejtojë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga pikat kryesore në anëtarësim.

“Javën e kaluar është mbajtur edhe konferenca ndërqeveritare, ku është parë ecuria e Shqipërisë drejt rrugës së BE-së. Shtetet anëtare kanë parë ecurinë që Shqipëria të ecë më tej në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së. BE mbështet ecurinë e Shqipërisë.

Ky është fillimi i një faze të radhës, e cila do të fokusohet te çështja e zbatimit dhe historiku. Reformat më shumë sesa kushte të vendosura nga BE janë në fakt zgjedhje nga ju për të ndërtuar institucione të forta demokratike.

Kjo do të thotë një angazhim i vazhdueshëm për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe ligjvënës, të cilat janë themelet kryesore për anëtarësim në BE.

Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE është partneri më i besueshëm i Ballkanit dhe është investuesi kryesor i Ballkanit Perëndimor, si dhe i Shqipërisë, dhe partneri më i rëndësishëm tregtar.

BE mbështet ecurinë e Shqipërisë që Shqipëria të jetë një vend i begatë, i sigurt dhe i projekteve dhe qasjeve të tilla.

Anëtarësimi në BE është më shumë sesa të jesh pjesë e një tregu unik, do të thotë të bëhesh pjesë e një bashkimi politik i cili është i ndërtuar mbi disa vlera dhe strategji.

Zgjerimi u ofron këto mundësi fqinjëve tanë si Shqipëria, por në këtë kohë paqëndrueshmërie politike zgjerimi është gjithashtu një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën. Unë me kënaqësi pres të takohemi shumë shpejt në samitin e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor. Samiti do të jetë një shenjë e qartë e vendosmërisë tonë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.