☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zgjidhen me short 10 anëtarët për KLP dhe KLGJ

Nënkomisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) zgjodhi me short të hënën pasdite anëtarët për këto dy institucione.

Sipas hedhjes së shortit u zgjodhën 10 anëtarët për KLGJ dhe KLP. Pesë anëtarët për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altin Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët për KLP u zgjodhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Këta kandidatë do t’i përcillen kryetarit të Kuvendit dhe më pas emrat e tyre do të kalojnë për votim në Kuvend.

Anëtarët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ

1-Arben Vani

2-Sokol Lamaj

Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ

1-Erjon Muharemaj

2-Ilir Panda

Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ

1-Altin Hazizaj

Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:

1-Kozma Jano

2-Floreta Gjini

Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit

1-Enejda Sema

2-Mirela Bogdani

Anëtari i KLP nga Shoqëria Civile 

1-Alfred Balla

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Kuvendit ku do të duhet  2/3 e votave për miratimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.