Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.84 ▲0.59%
ARI 4,526 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $78,127 ▲ +1.1% ETH $2,146 ▲ +0.74% XRP $1.3851 ▲ +1.32% SOL $87.1000 ▲ +2.68%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.84 ▲0.59 % ARI 4,526 ▼0.21 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.84 ▲0.59 % ARI 4,526 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Premier League

Bernardo Silva: Ishim më të mirët në Evropë për vite me radhë, duhej të kishim fituar disa Champions

Nëntë vjet, 20 trofe të fituar, përfshirë Champions League 2023. Bernardo Silva do të mbyllë një kapitull plot suksese me Manchester City në fund të sezonit. Ai foli para mikrofonëve për një intervistë të fundit. “Po largohem si tifoz i City, duke marrë me vete kaq shumë kujtime”, tha Silva.

“E dua ekipin dhe nëntë vitet që kalova këtu. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj klubit dhe asaj që më kanë dhënë tifozët. Largimi im është një kombinim gjërash. Për sa i përket trofeve, ndihem shumë i përmbushur me atë që ka arritur brezi ynë. Ndjej se është koha t’u bëj vend lojtarëve më të rinj”, shtoi portugezi.

Më tej, Silva tha: “Janë 11 lojtarë në fushë dhe nëse nuk e bën punën tënde siç duhet, nuk mund të luash në këtë ekip. Duhet të marrim parasysh të gjitha detajet që bëjnë diferencën për t’iu afruar fitores. Ky ekip më ka lejuar të rritem shumë, të kuptoj gjëra të ndryshme dhe tani ndihem si një lojtar i plotë”.

“Gjithmonë e kam menduar veten si shembull, kam mësuar edhe të ndihmoj të tjerët. Kur arrita, pata fatin të merrja shumë ndihmë nga grupi, ata më transmetuan përvojën dhe qëndrimin e duhur. Më në fund, do të doja sfida të reja”, deklaroi mesfushori portugez.

Në lidhje me sezonin e “tripletës”, ai tha: Mendoj se mund ta kishim arritur në shumë sezone. Mendoj se sezonin që humbëm në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, ishim ekipi më i mirë, por luajtëm një finale të tmerrshme. Pastaj ishte viti kur humbëm ndaj Real Madrid në gjysmëfinale në minutat e fundit”.

Në fund, një deklaratë në lidhje me Pep Guardiola: “Ai ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi, duke filluar që kur ishte trajner i Barcelonës. Duke e parë atë, pashë se ai kishte arritur sukses edhe pse mesfushorët nuk ishin të shkëlqyer, dhe mendova se ndoshta një ditë mund të arrija edhe unë atë nivel. Pastaj ishte fantastike të luaja për të për nëntë vjet.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.