Zhvillohet në Dover ceremonia për 6 ushtarë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin
Trupat e gjashtë ushtarakëve amerikanë të vrarë gjatë Operacionit Epic Fury u transferuan të shtunën në bazën ajrore Dover, gjatë një ceremonie solemne ku mori pjesë edhe presidenti Donald Trump.
Ushtarakët u vranë më 1 mars në një sulm me dron të Iranit në Port Shuaiba, Kuvajt, ndërsa mbështesnin operacionet kundër Iranit.
Gjatë ceremonisë së transferimit, arkivolet e mbuluara me flamurin amerikan u zhvendosën nga avioni drejt automjeteve që prisnin, ndërsa personeli ushtarak bëri nderimet ushtarake.
Trump, zonja e parë Melania Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës qëndruan pranë familjeve të ushtarakëve të rënë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.