☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,101 ▲ +0.25% ETH $2,288 ▲ +1.99% XRP $1.3562 ▲ +0.02% SOL $85.0200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Zija Çela sjell “Princin e buzëqeshjes” në 70-vjetorin e lindjes

Shkrimtari

Zija Çela, një personazh i njohur i letrave shqipe, vjen për lexuesin me një libër të ri me tregime, “Princi i buzëqeshjes”. Dje autori ka pasur një takim me lexuesit në hapësirën e Muzeut Historik Kombëtar, ku ka folur mbi tregimet e bëra bashkë në një libër. Çela është i njohur për romanet “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës”, “Banketi i hijeve”, etj., por tregimi vijon të jetë një gjini ku ai kthehet shpesh. “Shkathtësia, me të cilën është ndërtuar realiteti i figurshëm imagjinar tek ‘Arkipelagu Spiritus’, është e pashembullt në letërsinë tonë, mund të krahasohet me Huxley-n dhe Oruellin. Roman polivalent, me një shtresim të përgjithshëm alegorik dhe shumë shtresime të tjera, që shkojnë deri te mikrostrukturat. Sa i përket shkrimit, më vjen ndër mend një shprehje e njohur: fjalitë ngjajnë me gjethet e një pylli, mund të gjenden dy të ngjashme, por kurrë të njëjta. Dhe kjo është arritje e madhe në letërsi. Përgjatë leximit, krahas shijimit të vlerave estetike, ruhet e ndezur kureshtja edhe për lexuesin e zakonshëm… Sikundër kam thënë edhe më parë, si shkrimtar duket se Zija Çela ka arritur në atë pikë, kur shkrimi nuk është më kërkim, nuk është zbulim, por është sublimim, madje matje me mundësitë ose pamundësitë e gjuhës”, do të shprehej Mehmet Kraja për një nga romanet e tij. “Janë të rrallë ata që shkruajnë prozë e që u ngritën bashkë me kërkesat e sotme. Zija Çela, pa dyshim, është i pari në këtë mes që duhet dalluar; dy romanet e tij “Gjaku i dallëndyshes” (1990) dhe “Gjysma e Xhokondës” (1992) shënuan kthesën më kualitative në prozën shqipe. Te “Gjaku i dallëndyshes” është krijuar një kronikë shqiptare me një lojë të jashtëzakonshme të krimit dhe misterit, krenarisë, sedrës, psikologjisë së shqiptarit, e thurur me mjeshtërinë e prozatorit të racës, i cili di të krijojë pamje dhe të ndërtojë personazhe, çfarë pak e ndeshim në prozën shqiptare në përgjithësi… Kam një rekomandim këmbëngulës, lexojeni Çelën. Shqiptarët kanë Garcia Marquez-in e tyre”, shprehet Eqrem Basha. Kontributi i Çelës në letrat shqipe është i njohur. Ky libër erdhi si një relike në 70-vjetorin e tij të lindjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.