☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +0.3% ETH $2,333 ▲ +0% XRP $1.3122 ▼ -0.33% SOL $100.9200 ▲ +0.35%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zjarret, digjet një banesë në Orosh, rrezikohen 3 fshatra

Ndonese zjarri në malet e Oroshit është neutralizuar, një banesë thuajse është djegur, ndërsa 3 fshatra rrezikohen ende. Mësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca pohoi se ndonëse vatrat e zjarrit janë zgjeruar situata është nën kontroll. Ai tha se nga djegia e banesës nuk ka pasur të lënduar.

Më herët, në një lidhje telefonike për ‘News24’, Ndreca deklaroi se situata në Orosh ishte alarmante, ndërsa sipas tij deri më tani janë përpirë nga flakët mbi 100 ha sipërfaqe. Ndërsa situata favorizohej shumë dhe nga era e fortë, e cila shtonte rrezikun për përhapjen e flakëve. “E rëndësishme është që mos të rrezikohen banesa. Të gjithë janë në gatishmëri.”, tha Nderca.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Mbrotjes angazhoi një helikopter, i cili prej disa orësh po punon për shuarjen e zjarrit. Po sipas MM-së, forca të shumta të ushtrisë janë angazhuar për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve.

Po ashtu, në Shëngjin flakët u riaktivizuan sërish gjatë natës. Mësohet se tre vatra zjarri janë aktive në malin e Shëngjinit. Vatrat e zjarrit janë mbajtur nën kontroll gjatë dites se djeshme, por natën janë riaktivizuar.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 100 forca ushtria dhe një helikopter po punojnë për shuarjen e zjarrit. Lufta me zjarret që përfshinë këtë zonë, të vendosura qëllimisht për ripërtëritjen e kullotave, vijon prej disa ditësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.