☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.66 ▲0.11%
ARI 4,679 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,966 ▲ +3.2% ETH $2,125 ▲ +4.19% XRP $1.3399 ▲ +2.92% SOL $81.3700 ▲ +2.03%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲0.11 % ARI 4,679 ▼0.01 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲0.11 % ARI 4,679 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në laboratorin e Policisë dogji provat e 20 çështjeve në hetim

Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës është shkaktuar nga dy llamba luminishente të prodhimit kinez, që kanë burim nxehtësie përtej standardit të 70 gradëve.

Kjo është përgjigjja e ekspertëve, e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, mbi ngjarjen që shkaktoi akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, pasi – sipas saj, – me këtë zjarr ai ishte njeriu, që kishte zhdukur provat për trafikantët.

Ekspertët u janë përgjigjur në këtë dokument, që disponon Top Channel, 4 pyetjeve të Prokurorisë për shkakun e zjarrit në laborator, burimin e nxehtësisë që sipas specialistëve është një drosel elektromagnetik, e që sipas mënyrës së vendosjes së ndriçuesit nuk ka qenë i sigurtë me elementët e shtrirjes së kabllit.

Po ashtu, ekspertët pohojnë se nuk ka qenë e sigurtë edhe mosfiksimi i tokëzimit të ndriçuesit, çfarë ka sjellë rënien e ndriçuesit nga tavani, mbi tavolinën që mbahej në korridor.

Pyetjes se, cila është vatra fillestare e zjarrit, ekspertët i përgjigjen se, gjithçka ka nisur pingul me pozicionin ku ndodhej në tavan ndriçuesi, ndërkohë që dëmtimi prej energjisë konstatohej edhe me sy të lirë gjatë këqyrjes te kablli i ndriçuesit.

Për ekspertët, në dyshemenë e korridorit të laboratorit u konstatuan mbetje të materialit të djegur, që ishte lëndë narkotike, si dhe mbeturinat e ndriçuesve të rrëzuar.

Por, ndërsa ekspertët nuk përcaktojnë se, sa është sasia e lëndës narkotike të djegur e që ndodhej aty si provë materiale, jozyrtarisht pohohet se është konstatuar dëmtimi i 20 provave, prej tyre i 12 mostrave kanabis sativa, që ishin vendosur në tavolinë në korridor për t’u tharë, e që janë pa autorë; dhe për 8 të tjera, që janë të regjistruara me autorë.

Prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një analizë të veçantë për këtë ngjarje, për të vendosur se çfarë veprimesh të tjera hetimore do të ndërmarrë.

Nga ana tjetër, në raportin e tyre, ekspertët rekomandojnë që Laboratori i Kriminalistikës të rikonstruktojë sistemin e ndriçimit në përputhje me klasifikimin e rrezikshmërisë ndaj zjarrit, që ka në disponim, ndërkohë që e konsideron gjendjen ekzistuese të sistemit të ndriçimit si të pasigurtë, jo vetëm nga cilësia e ndriçuesve, por edhe nga mënyra për instalimin elektrik të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.