☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,342 ▲ +0.39% ETH $2,181 ▲ +0.87% XRP $1.4208 ▼ -0.08% SOL $92.3600 ▲ +0.67%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Zoran Zaev për mediat greke: Një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin. Nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE, në Ballkan do sundojë errësira

Në një intervistë për euroneës.gr kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron sot se “një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin, pasi është i pamundur zbatimi i plotë”.

Zaev sqaron se ka lidhje të drejtpërdrejtë mes dispozitave të Marrëveshjes dhe etapave integruese të vendit të tij në BE, duke paralajmëruar se “nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE-së, atëherë në Ballkan do të sundojë errësira”.

Refuzimi i BE-së për një datë të caktuar për çeljen  e negociatave, rrezikon zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar pa hezitim, gjatë intervistës, edhe pse ka pranuar se askush nuk priste një PO të menjëhershme, por si dhe Shqipëria, një vendim paraprak pro nga 28 vendet e BE-së do të ishte nxitja e domosdoshme për të vijuar punimet në rrugën e duhur.

Sipas Zaev, sidomos në çështje të brendshme të vendit, marrëveshja e Prespës lidhet ngushtë me kapituj të procesit të çeljes së negociatave.

Pala greke ishte dakort me këtë pjesë, duke marrë parasysh të ardhmen tonë në BE, por në kuadrin e sotëm, është e pamundur të realizohet, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Dy dispozita, në veçanti, të shkëmbimit të fondeve, janë të paarritshme, ndryshe rrezikojmë sovranitetin e vendit” si dhe ka theksuar edhe njëherë se integrimi në BE është e vetmja alternativë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në rast të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për mbarë Europën.

Çdo alternativë tjetër nuk shoqërohet me demokraci, liri, shtet të drejtësisë, të drejta të njeriut”, ka thënë Zaev, “por me fuqizimin e nacionalizmit, radikalizëm të vlerave dhe vetëm errësirë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.