☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,153 ▲ +0.41% ETH $1,885 ▲ +0.29% XRP $1.0043 ▲ +0.7% SOL $75.6500 ▲ +0.57%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
16 Aug 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Berisha: Rama futi në kurth investitorët, PD mbështet kërkesat e protestuesve

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka futur në kurth investitorët e Zvërnecit, duke dhënë leje zhvillimore edhe pse për atë zonë kishte nisur hetim për krim dhe korrupsion.

“Nxorën në pah një kurth të madh që Edi Rama kishte organizuar për investitorët dhe, konkretisht, e them me bindje të plotë, për vajzën dhe dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri, që bën çdo lloj akti për të përlyer cilindo për përfitime të veta? Si mundet ti të japësh leje zhvillimi në një zonë, për të cilën e di mirë se po hetohej nga Prokuroria Speciale për vepra penale të krimit të organizuar dhe të korrupsionit?”, tha Berisha.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi protestën që po zhvillohet në kryeqytet, ndërsa tha se Partia Demokratike mbështet si legjitime të gjitha kërkesat e parashtruara të protestuesve, me bindjen se dorëheqja e Ramës është domosdoshmëri.

“Edi Rama u thotë protestuesve: ‘Pas meje, del lugina; pas teje është e ardhmja e shqiptarëve e sigurt. Me ty është gremina.’”, tha ai.

Miqve të tij virtualë, të cilët e pyetën për faktin se në protestë është atakuar edhe opozita, kryedemokrati kërkoi të mos impresionohen, pasi, siç tha ai, është opozita e opozitës ajo që nxit këto thirrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.