“Zvërneci”, Rama: Nëse do vazhdoni kështu, do shkaktoni tragjedi. Të zhvillojmë turizmin elitar
Kryeministri Edi Rama sot në 1 qershor foli për projektin e Zvërnecit në mbledhjen e Kryesisë së PS-së.
Rama u shpreh se investitorët duan klimë të sigurt. Ai tha se nëse vazhdohet me protesta për investime të mëdha, atëherë do të ndodhë tragjedia e Porto of Montenegro. Sipas tij, kompania që donte të investonte në Durrës, investoi në Malin e Zi dhe tashmë shteti fqinj është më i zhvilluar dhe ka paga më të larta.
Dhe njëherë përsëriti se investitorët janë tepër seriozë dhe të standardeve tepër të larta.
“Po investohet nga Katari, një nga shtetet më të fuqishme ekonomike në botë. Power Holding është një nga kompanitë më serioze në rruzull. Investitorët kanë marrëveshje me brand-e ekskluzive, që janë në Paris, Venecia e do vijë dhe në Vlorë, nëse bashkë do u sigurojmë mirëseardhjen. Nëse do vazhdoni kështu, do vijojë tragjedia e Porto of Montenegro. Donte të bënte Portin e Durrësit dhe shkoi në Malin e Zi dhe atje ka më shumë vende pune dhe pagat janë më të larta.
Do zgjedhim që ta shohim Malin e Zi nga mbrapa apo do ecim bashkë me të tjerë drejt BE-së? Duroj dhunë edhe mbi kockat e tim eti, sepse jam këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, vijoni. O do ta bëjmë Shqipërinë me atë vizion që më keni mbështetur apo doni të shkoni me Arlindo Dritëgjatin e Sazo Gurin”, tha Rama.
Shtoi se Greqia, Mali i Zi dhe vende fqinje janë zhvilluar nga turizmi elitar.
“Analistët nëpër studio flasin për mafia një e dy. Por ne duhet të konkurrojmë Malin e Zi, Greqinë, Kroacinë etj. Çfarë ka më shumë Sveti Stefan, ishujt në Greqi? Na duhet turizmi i klasit, që të na sjellë shumë para dhe jo për mua. Kjo bëhet për shqiptarët, për zhvillimin e vendit. Duhet ta inkurajojmë turizmin elitar.
E vetmja gjë dua të lë mbrapa është kujtimi dhe jo kartat bankare. Unë dua të lë gjëra, që të vijnë turistët këtu dhe të na kenë zili. U shqetësuan mediat greke se po dëmtohet mjedisi në Zvërnec. Pagat si do rriten më shumë? Duke pasur më shumë vende pune”, u shpreh Rama.
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.