Zyrat e bashkisë së Tiranës do jenë në kat të parë
Të gjitha zyrat që ofrojnë shërbime për qyetarët në njësitë administrative të Tiranës, do të jenë në katet e para. Pasi ka ngjitur disa kate për në zyrat e njësisë administrative numër shtatë, Erion Veliaj deklaron se do zhvendosë zyrat që lëshojnë certifikata apo shërbime të tjera në mënyrë që të lehtësojë aksesin për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara e të tjerë.
24 administratorët janë trajnuar nga Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore për mënyrën sesi do të funksionojnë, ndërkohë që Veliaj u ka kërkuar që brenda javës të raportojnë për hapësirat e zëna në njësitë e tyre me qëllim që policia bashkiake dhe INUV të nisin punën për lirimin e tyre.
Në 4 shtator, sipas kryetarit të bashkisë, do të zhvillohet një aksion i madh vullnetar për pastrimin e qytetit ku do të ftohen të marrin pjesë qytetarët dhe do të angazhohet edhe ushtria.
Nisur nga situata emergjente në Tetovë, Veliaj ka shprehur gadishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të kontribuar e për t’iu gjendur pranë shqiptarëve atje.